22 Martirët e 26 shkurtit 1951, libri me autor Osman Jonuz Kacelin prezantohet për publikun durrsak.
Ajo është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura gjatë regjimit komunist në vendin tonë.
22 jetë të humbura, familje të përfunduara në internim dhe fëmijë që u rritën pa njërin prind.
Ngjarja e bujshme e bombës në ambasadën sovjetike e vitit 1951 vjen nëpërmjet një libri sa i dokumentuar nëpërmjet dosjes së saj aq dhe përjetimeve të një prej familjeve që u përball drejtpërsëdrejti me të.
Osman Kaceli, i cili është një prej fëmijëve që ju desh të vuaj pasojat e kësaj ngjarje e sjell atë për publikun me anë të librit të tij të botuar së fundmi dhe që sot është prezantuar për publikun durrsak.
Libri titullohet “22 martirët e 26 shkurtit 1951”, ngjarjet e bombës në legatën sovjetike, i cili është botuar nga shtëpia botuese Jozef, ka mbledhur sot në hollin e qendrës së kulturës “Aleksandër Moisiu” miq të familjes Kaceli, të afër të saj, autorë në qytet dhe miq të librit.
Në hapje e këtij aktiviteti, Teuta Dhima, punonjëse e bibliotekës së qytetit, e cila drejtoi takimin u kërkoi të pranishmëve në sallë që të mbanin një minutë heshtje në nderim të 22 jetëve të humbura, matrirëve të kësaj ngjarje.
Autori i këtij libri i cili ka dokumentuar për të, por dhe e ka përjetuar personalisht, shprehet se ka pasur si qëllim ti tregohet shoqërisë se çfarë ka ndodhur shkurtin e vitit 1951.
“Është një ngjarje shumë e dhimbshme për ne që e kemi pësuar, por natyrisht duhet të ishte po kaq edhe për popullin që të mos ishin përsërit skena të tilla, që në fakt edhe janë përsërit, por ndoshta jo të kësaj mase”, u shpreh Kacelli.
Ai shprehet se për fat të keq sot jo të gjithë në vend kanë njohuri se çfarë ka ndodhur me ngjarjen e bombës në ambasadën ruse, një tregues i qartë ky se çfarë ka ndodhur gjatë regjimit komunist.
“Kjo është ngjarja e ambasadës sovjetike që ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 1951 dhe pastaj me një veprim të tmerrshëm drejtuesit e asaj kohe, ai që ishte komandant një njeri i poshtër dhe Mehmeht Shehu, brenda ditës thanë se do të arrestojnë 100 ose 150 veta dhe do të vrasin 10 ose 15 prej tyre.”, shtoi ai.
Autori i libri kujton se si familjet u persekutuan brenda pak ditëve dhe se gjithçka e sjellë në këtë libër është dokumentuar nëpërmjet dosjes, dokumentave, rrëfimeve të familjeve që përjetuan tmerrin e humbjes së njerëzve të tyre të dashur dhe bashkë me të dhe internimin.
“Aq i poshtër ishte saqë arrestoi 220 veta dhe pushkatoi 22, jo 10 e15 që kishte thënë. Dhe familjet nuk i internoi brenda 30 ditëve por brenda 3 ditëve. Kjo ishte një ngjarje shumë e dhimbshme. Ato 22 veta mjerisht pothuajse kanë humbur. Shumë veta janë pa trashëgimtarë, nuk i përmend njeri. Vjet ishte pandemi dhe mendova që gjatë këtij viti të publikoja në Facebook një postim për secilin sipas alfabetit”, tha Kacelli.
Në prezantimin e këtij libri kanë referuar dhe emra të njohur të letrave në qytetin e Durrësit.