Rita Ora dhe i dashuri i saj, Romain Gavras janë duke pushuar në Greqi. Sipas “Daily Mail”, në hotelin ku po pushon këngëtarja shqiptare po paguan 22 mijë dollarë nata.
Ky fakt mesa duket i ka revoltuar fansat e këngëtares, të cilët kanë komentuar në fotot e saj duke i thënë që pushimet mund t’i bënte dhe në Shqipëri.
Të shumtë janë ata të cilët e kanë ftuar Ritën të shkojë në Sarandë, duke qenë se ndodhet edhe shumë afër.
Ata gjithashtu nuk kanë lënë pa ia listuar këngëtares edhe bukuritë që Shqipëria ka.





