Të paktën 22 persona kanë mbetur të vrarë dhe 30 të tjerë u plagosën në një stacion hekurudhor në Mumbai.

Shkak i kësaj tragjedie është bërë mbipopullimi dhe reshjet e dendura të shiut në stacionin e trenit Elphinstone.

Ky stacion treni lidh dy nga linjat hekurudhore më të mëdha të qytetit.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa zyrtarë të lartë të vendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.