22 vite e 8 muaj burg në total janë dhënë si dënim për 5 shqiptarë në Britani, të akuzuar për kultivimin e 1727 bimëve kanabis në një fermë të improvizuar.
Mediet britanike kanë bërë të ditur edhe emrat e shqiptarëve, të cilët janë:
20-vjeçari Bruno Vishkulli u dënua me 3 vite burgim;
25-vjeçari Endrit Asllani u dënua me 6 vite,
20-vjeçari Martin Fejullau me 4 vite;
23-vjeçari Aurel Gjini me 4 vite e 2 muaj;
28-vjeçari Besmir Plaka me 5 vite e 6 muaj burg.
Pesë të rinjtë shqiptarë u arrestuan në muajin shkurt 2017 në Crick, në Northamptonshire. Vlera e kanabisit të kultivuar në fermë arrin në 1 148 300 paund nëse bimët do të ishin korrur.
Detektivi që është marrë me këtë çështje, ka deklaruar se kjo ishte një prej fermave më të mëdha të kanabisit në Northants.





