Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar sot fjalimin historik të ish-Presidentit Bill Clinton që i hapi rrugë nisjes së ofensivës kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, në 22-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Teska ka publikuar fjalimin e Clinton në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se ky fjalim është një adresim historik për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojte të Kosovës së martirizuar.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Rama.