Sirena është një gjallesë mitike dhe mjaft e pëlqyeshme për shumë njerëz.

Ju ftojmë të njiheni me 22-vjeçarin Eric Ducharme, i cili edhe pse është mashkull jeton tamam si një sirenë.

Ai vishet me një bisht peshku me përbërje lateksi dhe rri i zhytur në lumin Kristal në Florida.

Ai tregon se është i apasionuar pas ujit dhe jeton, ha dhe merr frymë tamam si një "peshk".

"Kjo është një mënyrë jetese. Kjo është jeta që unë kam zgjedhur"- thotë 22-vjeçari.

Tre herë në javë ai zhytet për gati tre orë e gjysmë duke notuar me kostumet e tij të cilat i ka të shumtë.

"Unë kam ardhur këtu në kërkim të disa aligatorëve dhe pashë një bisht që kurrë nuk e kam parë më parë në një lumë"- tha një turist i hutuar.