Një sherr mes dy personave është regjistruar në postin e vjetër të peshkimit në Durrës, dhe një i ri ka përfunduar në spital, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin D.T., vjeç 55, banuese në Durrës,  pasi dyshohet se në portin e vjetër të peshkimit, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.R., vjeç 22, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Policia e Durrësit e ka shpallur në kërkim dhunuesin 55-vjeçar, i akuzuar për “Plagosje e lehtë me dashje”.