SARANDË- Grinden për motive xhelozie, plagos me thikë të fejuarën e tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Berdnesh të Sarandës, ku 22-vjecari Roland Mahilaj, ka qëlluar me thikë të fejuarën e tij Kasjani Boci, duke e plagosur rëndë.
E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Sarandës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë mes ciftit, ndërsa ka arrestuar autorin e plagosjes 22-vjecarin Roland Mahilaj.





