Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një i riu ka qëlluar me automatik në drejtim të një vajze të mitur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Babunjë të Divjakës, e fatmirësisht nga të shtënat vajza nuk pati lëndime, ndërsa në pranga ra Bajram Krasniqi.

NJOFTIMI I POLICISË

Qëllon me armë zjarri në drejtim të një vajze 14 vjeçare, Policia e Divjakës kap në kohë rekord autorin e ngjarjes.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë.
Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 3 gëzhoja arme zjarri automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 79/a/22 dhe 278 të Kodit Penal.