Një 22-vjeçar u arrestua nga Policia Rrugore e Tiranës pak çaste, pasi ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
I riu u bë shkaktar i një aksidenti të rëndë në Kodër-Kamëz.
Pas ndjekjes nga policia dhe arrestimit të tij, u konstatua se 22-vjecari jo vetëm që ishte në gjendje të dehur, por në automjetin e tij veç shisheve të alkoolit kishte edhe lëndë narkotike.





