Një nënë e re ka braktisur foshnjën e saj vetëm 5-muajshe. Ngjarja ka ndodhur në Burrel, ku nëna e re, një 22-vjeçare, e braktisi fëmijën e saj duke ia lënë në duar për t’u kujdesur për disa minuta një të panjohure.
Ka qenë kjo e fundit e cila e ka dorëzuar foshnjën në polici. Sipas deklarimit të saj në polici, dyshon se vajza e re 22-vjeçare është nga qyteti i Sarandës.





