Një 22-vjeçare me iniciale B.L. është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi goditi me grushte një infermiere.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të pediatrisë në kryeqytet. Infermierja 35-vjeçare me iniciale G.P. u qëllua me grushte nga 22-vjeçarja, pasi kjo e fundit pretendon se infermierja nuk i mbante fëmijën në spital.

Ajo tashmë akuzohet për veprën penale goditje për shkak të detyrës.