Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, në Itali. Ish-i dashuri i saj, një shtetas filipinas, ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar se e ka goditur me thikë disa herë në apartamentin ku ishin takuar. Pas vrasjes, ai e futi trupin e saj në një valixhe dhe tentoi ta zhdukte. Konfliktet e fundit mes tyre, të cilat çuan në ndarjen e çiftit, dyshohet se ishin shkaku i ngjarjes tragjike.
Ndërkohë, vëllai i viktimës, Leon Sula, ka deklaruar se e kishte takuar motrën për herë të fundit dy javë më parë, kur ajo kishte shkuar në Terni për t’i vizituar. Ai theksoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë problemi mes saj dhe të dashurit, duke shtuar se e njihte atë vetëm pak.
“Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë, vetëm ai e di. Kam folur me motrën dy javë më parë kur erdhi të na vizitonte në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregonte për problemet. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë, por u ndanë,” – tha Leon Sula.