Një 22-vjeçare ka tentuar të vetëvritet me thikë në qytetin e Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, një e re nga fshati Orman i Maliqit, është dërguar e plagosur në spital nga familjarët e saj.

Bëhet me dije se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.11.2021, në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje