Një grua 60-vjeçare ka përfudnuar në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar një grua tjetër, duke i marrë 2200 euro për t’i nxjerrë një vizë amerikane.
Policia njoftoi se më datë 5.09.2016 arrestoi Erkanda Jaupllarin, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila, me anë të mashtrimit, i ka marrë shumën prej 2200 eurosh, shtetases R. M., 54 vjeçe, duke i premtuar se do i nxirrte një vizë amerikane.





