Prej më shumë se një muaji në të gjithë territorin e vendin po zhvillohet një aksion me zaptuesit e hapësirave publike iniciuar dhe udhëhequr nga vetë kryeministri Edi Rama.

Në më pak se 24 orë nga vënia në funksion e portalit qeveritar “Hapësira ime Publike” janë regjistruar 2230 problematika të raportuara. Kanë marrë zgjidhje 12 prej tyre ndërsa pjesa tjetër janë në shqyrtim.

Për të patur një efikasitet të plotë në dëgjimin e ankesave të qytetarëve qeveria thotë se “nëse nuk keni marrë përgjigje për ankesën tuaj të parë brenda 24 orësh, plotësoni këtë formular për ndjekje të mëtejshme”.

Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e hapësirave publike të zaptuara,  i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme.