2230 të infektuar dhe 5 humbje jete janë regjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki: 1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë.