TIRANË, 22 prill 2013- Bode e Bylykbashi takojnë, Ndokën, Spahinë, Alimadhin, Xhuvelin e Vlashajn
Partia Demokratike ka nisur konsultimet me aleatët për krijimin e koalicionit parazgjedhor.
Në selinë e PD kanë hyrë sot paradite krerë të partive të vogla për tu takuar me sekretarin e përgjithshëm të demokratëve Ridvan Bode dhe këshilltarin e kryeministrit Oerd Bylykbashi.
Kështu, kreu i PLL-së, Eklrem Spahia, ai i PDK-së, Nard Ndoka, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar dhe kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj janë takuar sot me grupin negociator të PD-së, për të rakorduar mbi bashkëpunimin parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Pritet që po sot t’i drejtohet selisë blu për negociata dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.





