23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave nga virusi në  34 657.

Sipas Autoritetit të e Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 533 persona. Kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve në Itali ka shkuar në 183.426.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 218 raste të reja pozitive, ndërsa në total janë 238.720.