Një 23-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen prej dy ditësh të bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale I. N., pohoi se gruaja e tij 21-vjeçe me inicialet D.N nuk ishte kthyer në banesën e tyre.

Ai tha para oficerëve të policisë se gruaja e tij kishte qenë tek nëna e saj në Valias,  ndërsa më pas do të kthehej në shtëpinë e tyre në Laknas, Kamëz.

Fill pas denoncimit, policia nisi hetimet për gjetjen e të resë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.