Një vajzë tre vjeçare qëlloi veten në dorë pasi mori një armë që i përkiste të afërmit të saj teksa po shihte një lojë në një shtëpi në Florida. Vajza pas ngjarjes iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Momentet e tmerrit janë regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e sigurisë të shtëpisë ku banon vogëlushja Serenity në Florida të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë mediat e huaja.

Poseduesi i armës u arrestua nga policia. Ai është 23-vjeçari Orlando Young, i cili akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në divan, një vend lehtësisht i arritshëm nga vogëlushja, duke i kërcënuar jetën jo vetëm asaj, por edhe personave të tjerë në banesë.