Mjeku i Spitalit të Traumës i cili ka nën vëzhgim 23-vjeçarin Aldison Beluli që vrau të dashurën pasi i refuzonte dashurinë ka pohuar se gjendja e tij është e rëndë dhe rrezikon vdekjen nëse truri vazhdon ënjtjen.

"Pacienti ka dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fyturës, kemi dëmtime të bazës së kraniumit, të rrënjës së hundës dhe dëmtime intrakraniale ose të trurit. Është një zonë e madhe hemorragjike nga ana e djathtë por më e dëmshme është edema e gjithë trurit. Nuk është problemi se i ka kaluar plumbi por është në rrezik sepse procesi i ënjtjes ose edema i merr jetën. Nëse kjo vazhdon truri mbyt veten dhe këtu është edhe vdekja."