Angli, 16 mars 2014 – Pas publikimit të librit të Monica Porter-it, 60-vjeçares që rrëfeu se kishte pasur marrëdhënie seksuale me 15 meshkuj të moshës 20-30 vjeç në harhun kohor të një viti, ka folur edhe njëri nga të rinjtë me të cilët ajo shkoi në shtrat.

I riu nuk ka preferuar ta tregojë identitetin e tij të vërtetë, por ka rrëfyer se herën e parë kur bënë seks bashkë, po ndiqnin filmin “I diplomuari”, në të cilin pasqyrohet lidhja e dashurisë mes një studenti dhe një gruaje 20 vjet më të madhe në moshë sesa ai.

23 vjeçari tregon se megjithëse të dy e dinin se ajo nuk ishte një lidhje fort e zakonshme, ata e shijuan atë deri në fund. Sipas tij, marrëdhënia seksuale me Monica-n ishte plot pasion, shumë ndryshe nga ato që kishte pasur me vajza të moshës së tij.

“Ajo e dinte se çfarë donte. Ndihej mirë me trupin e saj dhe ishte shumë më e sigurt kur ishte lakuriq sesa shumë vajza te reja. E gjithë kjo histori nuk ka qenë veç seks. Pjesën më të madhe të kohës ne e kalonim duke folur për gjithçka, librat, filmat, politikën, punën. Ajo ka qenë një nga njerëzit më interesant që kam njohur. Ajo ndjente kënaqësi kur më edukonte mua dhe unë kënaqesha me këtë gjë”,- rrëfen 23 vjeçari.

Kujtimet e Monica Porter-it “Viti i takimeve të rrezikshme” rezulton të jetë mjaft i suksesshëm në Britaninë e madhe.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/