Ditën e sotme policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për lëndim personi dhe kërcënim.
I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në arrest shtëpie për rrëmbim. Ai akuzohet se ka sulmuar pa asnjë arsye, një person, të cilin e ka goditur me shpulla dhe gjithashtu e ka kërcënuar me jetë.
Pas kësaj ngjarjeje, shqiptari është dërguar menjëherë në paraburgim.





