Dyshohet se një tjetër shqiptar ka vdekur në luftimet e Sirisë.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin E.Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup, shkruan gazeta KOHA.
Në fillim të vitit 2014, E.Iseni asokohe 19-vjeçar, i ishte bashkangjitur luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.
Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë.