Një aksident ka ndodhur në Shkodër ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 23-vjeçare. Bëhet me dije se 23-vjeçarja ka përfunduar në spital teksa ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia bën të ditur se e reja ka qenë duke udhëtuar në fshatin Barbullush kur ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasja M. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.