Familja i dha lamtumirën e fundit sot 23-vjeçares që humbi jetën nga një aksident i rëndë.
Babai i saj kërkon që autori i aksidentit të vihet para përgjegjësisë. Shumë mistere rrethojnë ende aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Maminas.
23-vjeçarja, banuese në Tiranë ishte nisur drejt Italisë. Burimet nga porti i Durrësit thanë se ajo ka humbur tragetin dhe nuk është paraqitur në sportel, por një tjetër argument ka babai i saj Flamur Avdillari.
I ati tregon se Elena do të shkonte në Itali, pasi kishte gjetur punë dhe se kishte qenë djali i tij që kishte dhënë lajmin tragjik.
"Kishte gjetur një vend pune dhe do të shkonte të punonte. Djali ishte në shtëpi, unë në punë. Më tregoi e më tha se kishte ndodhur një aksident. Ajo nuk kishte mundur të kalonte në Itali dhe ishte kthyer. Fajtori ka lënë makinën dhe është larguar", ka thene ai per Ora News.





