Angli, 2 maj 2014 – Një kurajo e madhe e shtyu 23 vjeçaren Sophie Rosser, për të hyrë në mes të flakëve dhe për të shpëtuar të fejuarin e saj që ndodhej në apartamentin e tij në Londër. Por fatkeqësisht vajza e re humbi jetën, ndërkohë që i fejuari kishte mundur të largohej nga apartamenti duke dalë nga ballkoni.

Vajza po kthehej nga një festë, ndërsa i fejuari i saj Oscar Silva, 28 vjeç nuk kishte dalë dhe po flinte në shtëpi në Londër. Sophie teksa pa pallatin në zjarr, vrapoi drejt apartamentit në tentativë për ta shpëtuar, po ndërkohë Oscar ishte zvarritur nga ballkoni dhe kishte mundutrqë t’u shpëtonte flakëve.

Vajza kreu një akt trimërie për të shpëtuar të fejuarin, por fatkeqësisht nuk arriti deri tek apartamenti. Për shkak të tymit ajo u asfiksua dhe pësoi djegie të rënda në trup. Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetonte.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/