Një 31-vjeçar është ndaluar nga policia rrugore e Tiranës mbrëmjen e djeshme pasi po ecte me një shpejtësi prej 236 km në orë në autostradën Durrës-Tiranë, përballë QTU-së.
Faqja zyrtare e policisë ka publikuar një video ku shkruhet: "Me Radar per te parandaluar shpejtesine si burim kryesor i aksidentit. Per te evidentuar e ndeshkuar ata qe qarkullojne me shpejtesi mbi limetet e lejuara. K.Ll, 31 vjeçari me 236 km/ore. Kjo eshte e pa pranueshme e frikshme, rrezik i madh per jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges."





