Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2684 testime për persona të dyshuar për koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 prill 2021)

  • Raste të reja ditore        238
  • Të shëruar në 24 orë     517
  • Të shtruar në spitale      221
  • Humbje jete në 24 orë    7
  • Testime ditore                2684
  • Testime totale            589,607
  • Raste pozitive             128,393
  • Raste të shëruara        97,723
  • Raste Aktive                 28,353
  • Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë   19959
  • Fier      2483
  • Durrës  1195
  • Gjirokastër  1202
  • Shkodër  1015
  • Korçë   738
  • Vlorë     646
  • Kukës    323
  • Dibër    347
  • Elbasan  255
  • Berat    88
  • Lezhë     102