Tiranë, 16 gusht 2014 – Emrat e vjetër shqiptarë, duket se po rikthehen sërish në modë dhe këtë tentativë po e bëjnë çiftet e reja. Tashmë është fakt se emri i djalit të kryeministrit është shndërruar në trend, në më shumë se 20 ditë nga lindja e tij. 

Që pas 20 korrikut deri më sot, rreth 24 fëmijë janë regjistruar me emrin Zaho në të gjithë Shqipërinë. Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se prindërit kanë dashur t’i regjistrojnë fëmijët me emrin Zaho jo vetëm për shkak të djalit të çiftit kryeministror, por edhe për të rikthyer edhe njëherë në modë emrat e vjetër shqiptarë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/