Në nisje të sezonit turistik, deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Ishëm, “Xhaferr Muharremi” dhe po ashtu është ndalur edhe tek ambulancat e fshatrave pranë në Kapedanë, Gjuricë dhe Lalëz.
“Me heronjtë e heshtur të përditshmërisë” i cilëson deputeti këta mjekë dhe infermierë të zonës, teksa ndan edhe disa foto nga takimet në faqen e tij në “Facebook”.
“Me mjekët dhe infermierët e zonës të cilët janë heronjtë e heshtur të përditshmërisë, biseduam gjërësisht për të ndjekur hap pas hapi dhe parandaluar çdo problematikë që mund të haset gjatë sezonit.
24 orë në shërbim të turistëve dhe banorëve të zonës, duke ofruar siguri maksimale ndaj çdo të papriture”, nënvizon deputeti Jurgis Çyrbja.