Një shtetas arab i moshës 24 vjeç ka aksidentuar për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se “Më datë 06.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të huaj arab A.A., 24 vjeç, pasi rreth orës 21:00, në autostradën Tiranë – Durrës ka aksidentuar me pasojë për jetën një person të gjinisë mashkull të paidentifikuar”.
Materialet u referuan në Prokurori në bazë të neneve 273 dhe 290/3 të Kodit Penal.





