SHBA, 17 mars 2013 – Të hash? Një humbje kohe e panevojshme dhe njëkohësisht shpenzim parash. Për të mos përmendur këtu mundin që duhet për të bërë pazarin dhe për të gatuar.
Për të evituar gjithë këtë, një inxhinier 24 vjeçar nga Atlanta, Rob Rhinehart, ka vendosur të zëvendësojë vaktet dhe ushqimet normale me disa “pluhura” që shkrihen në ujë.
Në vend që të shkojë në supermarket dhe të përgatisë një sallatë të ushqyeshme, Rob ka zgjedhur të pijë një lloj përzierjeje pa shije dhe pa aromë, dhe kjo sipas tij është ajo për të cilën ka nevojë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/