ANGLI, 14 prill 2013 – Ish ylli i reality show-t TOWIE, Kirk Norcross, i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar se ka shkuar në shtrat me rreth 1000 femra për 10 vjet. Që nga koha ku ka humbur virgjërinë, në moshën 14 vjeç, e deri tani që sapo ka mbushur 24 bukuroshi nuk është ndalur. Ish të dashura të tij numërohen shumë femra të spektaklit si Amy Childs, Lauren Pope, Natasha Giggs, pornostarja Gemma Massey apo modelja e Playboy-t Kristina Shannon.
Pavarësisht moshës së re dhe numrit mjaft të madh të femrave me të cilat ka shkuar Kirk, thotë se i pëlqen shumë seksi dhe e ka praktikuar atë shumë shpesh këto 10 vjet.
Megjithëse pranon se ndonjëherë të dashurat e kanë lënë me zemër të thyer ai deklaron se gjithnjë ka marrë komplimente për madhësinë e organit të tij seksual.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





