Një i ri nga Tirana ka dhunuar një efektiv policie në kryeqytet, duke e goditur me grushte në trup.

Incidenti është shënuar ditën e djeshme në Rrugën e Durrësit, ku u arrestua autori i kësaj ngjarjeje, 24-vjeçari Kristo Kodra, i cili rezulton i dënuar më parë.

Policia e Tiranës sqaron se ai ka goditur punonjësin e policisë rrugore në detyrë, shtetasin R.E., pa arsye dhe në mënyrë të papritur.