Angli, 16 maj 2014 – Një histori horrori vjen nga Britania e madhe, ku një djalë i ri, i bërë baba 5 javë më parë, ka shkaktuar vdekjen e së bijës.

Mësohet se shkaku që shtyu 24 vjeçarin Mattew Wickens të vriste vajzën e tij ishte dëshpërimi që kishte pushtuar të riun, i cili mendonte se tani që ishte bërë baba nuk mund të shkonte më në pub, të argëtohej me shokët.

Ngjaraj e rëndë është regjistruar në qytetin Devon. Babai i ri në fillim e ka shkundur fort vajzën e tij, pastaj i ka përplasur kokën ë krevat dhe në fund e ka hedhur në tokë duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Për të fshehur gjurmët e krimit të tij, Wickens i ka vënë një kapuç në kokë foshnjes 5 javëshe, por mjekët kanë zbuluar gjithçka menjëherë.

I riu 24 vjeçar u dënua nga gjykata me 6.5 vite burg.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/