Dy vajza të reja janë aksidentuar, pasi makina me të cilën ato po udhëtonin, ka dalë nga rruga për shkak se drejtohej nga shofere e dehur. 

Policia e Vlorës informon se ka arrestuar në flagrancë 24-vjeçaren, Amazona Sherifi, banuese në këtë qytet.

"Arrestimi i saj u bë në rrugën "Zenel Mura" Vlorë, pasi kjo shtetase duke drejtuar automjetin tip "Renault" në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar dy pasagjere që ndodheshin në këtë mjet, E.Sh dhe A.A, të moshës 21 vjeçe të dyja, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën", sqaron Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".