Një ish-çift bashkëshortësh ka përfunduar në pranga nën akuzën e tre veprave penale, pasi 24-vjeçarja ka kërcënuar me thikë ish-bashkëshortin një vit më të madh në moshë. Por edhe 25-vjeçari nuk ka ndenjur duarkryq, pasi ka rrahur keq ish-kunatin, vëllanë e ish-bashkëshortes.

Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Gjirokastër arrestuan në flagrancë ish-bashkëshortët Nevro Dudumi, 24 vjeçe dhe Denis Brajan, 25 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër.

“Në lagjen “Zona Industriale”, shtetasia Nevro Dudumi për motive të dobëta familjare, ka kanosur me armë të ftohtë (thikë) ish-bashkëshortin e saj, shtetasin Denis Braja, i cili u arrestua pasi për motive të dobëta familjare ka goditur me sende të forta shtetasin M.D (vëllai i shtetases Nevro Dudumi), duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe duar, i cili ndodhet në spitalin Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases Nevro Dudumi për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal dhe shtetasit Denis Braja për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.