Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës dhe ka përfunduar me plagosjen e një djali dhe arrestimin e autores. Një 24-vjeçare me iniciale F.M., ka plagosur me thikë shtetasin A.M., ndërsa ndaj një shtetasi tjetër të identifikuar si Anton Shyti, ka nisur procedimi penal.
Ngjarja ka ndodhur për motive që mbeten ende të paqarta. Mësohet sakaq se i riu A.M. ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi nga Policia e Lezhës:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.
Gjatë një konflikti të çastit, në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.





