Ish-Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, është dënuar me 24 vjet burg, pasi ajo u deklarua fajtore për abuzim me detyrën.
Vendimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe përfaqëson kulminacionin e një skandali që tronditi vendin duke shkaktuar zemërim kundër elitave politike dhe të biznesit.
Sipas BBC, ajo u gjobit me 18 miliardë dollarë (£ 12m, 17 milion dollarë) dhe u përball me një varg akuzash për korrupsion.
Ish-udhëheqësja nuk ishte në gjykatë të premten për vendimin. Ajo ka bojkotuar seancat e saj të gjykimit dhe ka akuzuar më parë gjykatat se kanë qenë të anshme në vendimin e tyre.