Në maternitetet e vendit, 25-45 nëna në një vit pasi lindin, braktisin fëmijët e tyre. Arsyet, sipas të dhënave të materniteteve, janë ato ekonomike, por edhe lidhjet jashtëmartesore. Për vendin tonë, statistikat e braktisjes janë të larta, ndaj mjekët duan të përcjellin mesazhe sensbilizuese që nënat të mos lënë jetimë fëmijët e tyre.
“Janë kushtet sociale dhe ekonomike që është një kontigjent i vogël i shoqërisë që ndodhin këto fenomene dhe për këto arsye mund ta braktisin bebin. Dhe faktori i dytë janë lidhjet jashtëmartesore dhe të papërfunduara në martesë. Ka persona që i braktisin, por ka dhe nëna që rikthehen dhe i marrin këto bebe përsëri”- thotë “Ora News” mjeku gjinekolog pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Erlin Kurti.
Ai nuk heziton të përcjellë mesazhe sensibilizuese me qëllim që nënat të mos braktisin të fëmijët e tyre. “Të mos ndodhin këto ngjarje në shoqërinë tonë, të jenë sa më të minimizuara dhe të jenë për faktorë të parikuperueshëm. Në të gjithë rrugët e tjera mundësitë janë për të evituar këto lloj problematike të kësaj shoqërie e cila i shton një plagë tjetër dhe një rëndesë të madhe sociale dhe një plagë të rëndë shoqërisë duke i braktisur bebet. Të evitojmë një barrë të padëshiruar, të evitojmë konceptimin e një barre të padëshiruar dhe të mos kenë këtë lloj fati si këto bebe.
Foshnjat e braktisura qëndrojnë rreth 3 muaj në maternitet dhe më pas akomodohen në Shtëpitë e Fëmijës në pritje të birësimit, ose destinohen për të jetuar aty deri në moshën 18 vjeç e për të vuajtur më pas jetën jashtë institucionit”- shrehet Kurti.





