Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi në banesën e tyre është janë gjetur 25  kg heroinë e pastër me vlerë tregu 1 milionë euro, rreth 100 mijë euro e një pistoletë gjysmë automatike e tipit “Smith & Wesson” e kalibrit 45 me numër serie të fshirë e dy karikatorë me 16 fishekë.

Shqiptarët e arrestuar janë Indrit Baldiu 28 vjeç e Shkëlqim Xhafa 25 vjec, dhe mbi ta rëndon akuza e trafikut të drogës të tipit marijuanë e armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre është bërë gjatë një kotrolli rutinë të forcave policore nëpër rrugët e qytetit.

Ka qënë sjellja e dyshimtë dhe nervoze e shqiptarit Shkelqim Xhafa që ka detyruar policët italianë në ndalimin  e kontrollin e tij. Në një qese plastike që mbante në duar i janë gjetur 18 mijë euro.

Më pas në kontrollin në banesë ku jetonte së bashku me Indrit Baldiun 28 vjeç, forcat e policisë kanë gjetur të fshehura rreth 25 kg heroinë që në shitje tregu do të sillte një përfitim prej më shumë se 1 milionë euro. Gjithashtu në banesën e shqiptarëve janë sekuestruar dhe 100 mijë euro para të thata dhe  instrumente për konfeksionimin e dozimin e drogës.

Dy shqiptarët Indrit Baldiu 28 vjeç e Shkëlqim Xhafa 25 vjeç janë emigrantë klandestinë në Itali e të pa skeduar më parë nga Policia Italiane. Ndaj dy shtetasve shqiptarë është lëshuar urdhri i arrestimit me burg.