· Fotot e para nga Tirana, Durrësi dhe kampingu i Golemit
19 gusht 2015 – Të martën, më 18 gusht 2015, në një aktivitet të organizuar në sheshin pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, Ministri i Zhvillimit, Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u hapi dritën jeshile të udhëtimit të parë 25 studentëve e profesorëve të Universitetit të Venecias për të bërë udhëtimin përmes rrugës antike Egnatia.
25 vizitorët mbërritën më 18 gusht 2015 në Tiranë. Sikurse ka njoftuar dhe portali “durreslajm.com”, studentët dhe profesorët e Universitetit të Venecias do të nisin udhëtimin më këmbë në Via Egnatia së bashku me një ekip specialistësh shqiptarë. Ky udhëtim zgjat deri në 31 gusht 2015 dhe është i pari udhëtim në rrugën antike Via Egnatia. Udhëtimi i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik. Po më 18 gusht 2015 grupi ka mbërritur në qytetin e Durrësit dhe prej këtu, nëpër trasenë hekurudhore ka shkuar në Golem në kamping. Të mërkurën më 19 gusht u nisën më këmbë nëpër gjurmët e rrugës Egnatia.
/përg. th. m. portali “durreslajm.com”/