MEKSIKE– Një shpërthim i fuqishëm në zyrat qendrore të kompanisë shtetërore të naftës Pemex në Meksikë la të paktën 25 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.
 
Ministria e Brendëshme e Meksikës dhe kompania Pemex i konfirmuan viktimat.
 
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar, të bllokuar ende në rënojat e ndërtesës.
 
Videot nga kryeqyteti i Meksikës treguan teritorin e mbuluar nga mbeturinat e shpërthimit dhe tymin që vazhdonte të dilte nga ndërtesa e djegur.
 
Nuk ka njoftime se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por zyrtarët thanë se problemet e paisjeve në bodrumin e saj mund të kenë qënë shkaku. Energjia elektrike në ndërtesë ishte ndërprerë më herët gjatë ditës.