Një 90-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 25 numrin e viktimave në Shqipëri.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje.”, tha në një dalje për mediat zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga COVID-19 edhe 3 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në total në 251.
Ndërkohë në shërbimin Infektiv aktualisht janë 39 të shtruar, 5 pacientë në terapi intensive ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, 7 në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.





