8 dhjetor 2015 – Në këtë 8 Dhjetor, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka arritur të mbledhë sot bashkë, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama në konferencën “Shqipëria dhe Evropa, 25 vite nga rënia e komunizmit”.
Në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë, merrnin pjesë personalitete të huaja, ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe zyrtarë të lartë të shtetit.
Interesant qe fakti se në të morën pjesë, përmes një video-konference, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, që përcollën mesazhet e tyre për popullin shqiptar, me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të diktaturës.
Më pas, fjalën e kanë marrë me radhë, Berisha, Rama etj.
/portali DurresLajm/