Një 25-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij në fshatin Roskovec të Fierit. 

Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të diele, rreth orës 11:55 ndërsa mësohet se viktima është Elsid Isufaj i cili dyshohet se është vetëvrarë.

25-vjeçari Isufaj ishte konsumator i lëndëve narkotike, ndërsa gjatë periudhës së fundit kishte zhvilluar edhe disa seanca me një psikolog.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.