1 maj 2015 – Një 25 vjeçar nga Vlora është arrestuar, pasi iu gjet në banesë një sasi tritoli gati për shpërthim.
Policia në kuadër të operacionit “Laguna”, ka vënë në pranga Arbër Saraselin, të cilit iu gjetën 5 pako të mbështjella me natriban, me tritol.
Së bashku me pakot me tritol, të riut i janë gjetur kapsolla dhe fitil, gjithashtu edhe një celular, që tregon se lënda plasëse ishte gati për t’u shpërthyer.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/