Kjo është historia e 25-vjeçarit Matthew Hawskley, i cili ka shpëtuar plot tetë herë nga kthetrat e vdekjes.

Atij nuk ka mbetur gjë pa i rënë mbi kokë, duke filluar me një aksident në vitin 2011.

Hawskley niset bashkë me shokët e tij në Irlandë për të bërë zhytje dhe nga mos-llogaritja e duhur e thellësisë së ujit, thyen qafën duke u përplasur në shkëmbinj.

Kjo thyerje u bë shkak që ai të kalonte katër kriza në zemër dhe të hynte në koma.

Gjatë kohës së qëndrimit në spital, Hawksley preket nga super virusi i njohur si MRSA , tepër rezistent ndaj antibiotikëve, e më pas nga pneumonia.

Ndërkohë që luftonte me viruset, mjekët zbuluan një lloj gjëndrre në trupin e tij dhe arritën në përfundimin se ai ishte i prekur nga kanceri në testikuj.

Pasi u zgjiova nga koma që kisha rënë si pasojë e aksidentit të zhytjes, shihja vetëm forma të bardha e të zeza, dhe nuk mund të flisja. Isha krejtësisht i paralizuar.

Mjekët i kishin thënë familjes sime se nuk do të flisja më dhe se isha i detyruar të kaloja pjesën tjetër të jetës në një karrige të paralizuarish.

Pas disa muajsh hodha hapin e parë”, shprehet Hawksley.

Por pikërishtr në momentin që mendoi se ia kidhte hedhur, u prek nga një sëmudnje tjetër dhe zbuloi se kishte tumor në testikuj.

Ndërkohë që mendoja se çdo gjë kishte mbaruar, zbulimi i kancerit ishte një proces shumë i vështirë.

Në fillim mendova se do të kaloja gjithë jetën i paralizuar, më pas se do të vdisja nga kanceri vijoi.

Pasi ia hodhi edhe kancerit, 25-vjeçari mendon të realizojë një aktivitet në ndihmë të të prekurve nga kjo sëmundje